Ballina Jeta Mamia Mjekja siriane që udhëhoqi spitalin nëntokësor për fëmijë, fiton Çmimin Wallenberg

Mjekja siriane që udhëhoqi spitalin nëntokësor për fëmijë, fiton Çmimin Wallenberg

Dr. Amani Ballour, pediatrija nga Siria e cila udhëhoqi një spital nëntokësor në Gutan Lindore gjatë periudhës 2012-2018, është shpërblyer me çmimin Wallenberg të Këshillit Evropian, për guximin, trimërinë dhe përkushtimin e saj për të shpëtuar qindra jetë gjatë luf tës në Siri.

“Të drejtat e njeriut dhe dinjiteni individual nuk janë një luks i kohërave të paes. Dr. Amani Ballour është një shembull shkëlqyer i empatisë, virtytit dhe nderit që mund të lulëzojnë edhe në rrethanat më të vështira: midis luf tës dhe vuajtjes,” tha Marija Pejčinović Burić, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës.

“Një pediatre e re, e sapodiplomuar, Dr. Ballour filloi si vullnetare që ndihmonte të lën duarit dhe vite më vonë, përfundoi duke menxhuar një ekip prej 100 personash në spitalin nëntokësor, “Shpella”, në qytetin e saj të lindjes, afër kryeqytetit Sirian.

“‘Shpella’ u bë një shkëndijë shprese dhe sigurie për shumë civilë të përndjekur. Atje, Dr Ballour rrezi konte sigurinë e saj për të ndihmuar ata që kishin më së shumti nevojë. Ajo dhe të tjerët kanë punuar ditë pas dite për të shpëtuar jetët e aq shumë njerëzve, duke përfshirë fëmijë që vuanin efektet e ar mëve kimike,” – ka shtuar Sekretarja e Përgjithëshme./supergrate.net/

Exit mobile version