Ballina Uncategorized Mjekët turq shpikës të trajtimit të kockave

Mjekët turq shpikës të trajtimit të kockave

ANKARA (AA) – Një mjek turk ka siguruar patentë për një teknikë inovative të zgjatjes të kockave për të kuruar kancerin dhe viktimat e aksidenteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Teknika e shpikur nga Dr. Gazi Huri i Universitetit Hacattepe në Ankara është testuar me sukses tek kafshët dhe ka tërhequr interes të madh si në SHBA dhe në Evropë.

“Në studimin tonë të nisur në vitin 2012, kemi zhvilluar një implant të gjeneratës së ardhshme që zgjat kockat pas thyerjeve dhe tumoreve që shkaktojnë humbjen ose shkurtimin e kockave”, tha Huri, fitues i çmimit të skencëtarëve të rinj të Akademisë së Shkencave të Turqisë (TUBA).

Duke theksuar se zgjatja e kockave mund të jetë e domosdoshme kur një tumor kockash largohet nga trupi ose kur një kockë humbet për shkak të aksidenteve, Huri tha se metoda tradicionale për zgjatjen e kockave kërkon ndërtimin e një sistemi skeleri jashtë kockave të dëmtuara, gjë që shkakton shqetësim për pacientët.

“Falë pllakës së rregullueshme mobile, ne mund ta zgjasim kockën për një milimitër në një sesion të vetëm ose gradualisht (deri në 4 centimetër)”, tha ai, duke shtuar se metoda e tij e re është më efikase krahasuar me metodat tradicionale për shkak të lëvizshmërisë.

Huri tha se prototipet e implantit janë prodhuar përmes printerëve 3D dhe këto prototipa eksperimentuan në modelet e kockave.

Ai tha se kanë marrë patenta ndërkombëtare të vlefshme në SHBA, Evropë dhe Japoni, pasi zbuluan se pllakat e kockave të lëvizshme nuk kishin një ekuivalent ndërkombëtar.

“Ne krijuam një defekt të kockave prej 3 centimetra në një tibi kockë të këmbës së deles, më pas u zbatua teknika e pllakave të kockave të lëvizshme. Më vonë, me teknikën e tranferimit të segmentit, bëmë një ndryshim një milimetër të gjatë në kockë në baza ditore dhe monitoruam kafshët për 4 muaj. Në fund të kësaj periudhe, ne pamë se defekti 3 centimetra i gjatë në kockë plotësisht ishte mbyllur. Përveç kësaj, ne kemi prezantuar studimin tonë në një nga kongreset kryesore të ortopedisë dhe traumatologjisë në Evropë”, theksoi Huri.

I pyetur nëse kjo metodë e re mund të përdoret nga ata që kërkojnë zgjatjen e trupit, Huri tha se nuk do ta zbatonte këtë metodë për qëllime kozmetike, pasi nuk ishte etike.

Exit mobile version