Ballina Lajmet Kosovë Mjekët në QKUK realizojnë për herë të parë operacionin shumë të ndërlikuar...

Mjekët në QKUK realizojnë për herë të parë operacionin shumë të ndërlikuar të bypass-it vaskular

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, është kryer një operacion shumë i rrallë, për herë të parë në vend, i njohur si Bypass aorto-bifemoral me graft vaskular “Dacron”.

Operacioni që zgjati 5 orë u realizua për një pacient 48-vjeçar që vuante nga një sëmundje aterosklerotike e aortës abdominale, duke përfshirë edhe një anomali shumë të rrallë të venës kava inferior të dyfishtë (duplicated inferior vena cava – DIVC), e cila prek vetëm 0.05% të rasteve.

Kjo anomali e ka bërë procedurën shumë më të vështirë, pasi pozita e veçantë e enëve të gjakut kërkonte një përgatitje të kujdesshme për të arritur deri te aorta dhe vena cava.

Intervenimi, është realizuar nga një ekip i kualifikuar mjekësor, i udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Lulzim Vokrri, dhe përfshinte gjithashtu Dr. Hajriz Rudari, Dr. Ramë Gashani, Dr. Albion Haxhijaha dhe Antigona instrumentare, ndërsa anestezionin e ka udhëhequr Dr. Flora Marashi.

Ekzaminimet pas operacionit konfirmuan se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe pacienti është në gjendje të shkëlqyer pas 10 ditësh hospitalizim.

Operacioni i suksesshëm përfshiu përdorimin e graftit vaskular sintetik “Dacron” në formë “Y”, për të krijuar një bypass nga aorta abdominale deri në arteriet femorale, duke mundësuar kështu rrjedhjen normale të gjakut në këmbë.

Exit mobile version