Mjekët në Francë në mesin e të cilëve drejtues të shoqatave për luftë me alkoolin dhe kundër varësisë, duke i shkruar një letër të hapur ministres së Shëndetësisë, Agnes Buzyun, bënë thirrje që të zbatohen më shumë taksa mbi prodhimet e alkoolit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mjekët kanë shkruar letër të hapur me titull “E nderuara ministre, mbroni popullin francez nga alkooli” ministeres Buzyn.
Në letër është theksuar se në Francë nuk luftohet aq sa duhet kundrejt dëmeve të alkoolit dhe për kërcënimet mbi të ardhmen e popullit të vendit.
Gjithashtu në letër është bërë e ditur se pas rritjes së taksave të zbatuara mbi cigaret, janë rritur çmimet e cigareve me çka 1 milion persona kanë braktisur duhanin, ndërsa është bërë thirrje që në të njëjtën mënyrë të zbatohet rritje e taksave në alkool dhe produkteve të alkoolit.
Në Francë 49 mijë persona në vit humbin jetën nga përdorimi i drejtpërdrejt i alkoolit, thuhet në letër, ndërsa theksohet se alkooli është shkaku i dytë i kancerit, dhe shkaku i parë i vdekjes së hershme në moshat 15-30 dhe dementisë.
Në letër gjithashtu thuhet se në gjysmën e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve qëndron alkooli dhe se në vit ka një dëm social prej 120 miliardë euro.