Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mjekët kanadezë: Qeveria e kryeministrit Trudeau, bashkëfajtore e gje’noci’dit në Ga’za

Mjekët kanadezë: Qeveria e kryeministrit Trudeau, bashkëfajtore e gje’noci’dit në Ga’za

Punonjësit shëndetësorë kanadezë që kanë shërbyer në Gaza, kanë akuzuar qeverinë e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, si bashkëfajtore të gjenocidit që Izraeli kryen në Gaza, raporton Anadolu.

Në një konferencë për media në kryeqytetin Ottawa, mjekët që më parë kanë punuar në Gaza, i kanë bërë thirrje Kanadasë që të përmbushë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar.

“Si punonjës të shëndetësisë që kemi qenë në Gaza, ne ishim dëshmitarë të krimeve të luftës së Izraelit. Jemi dakord se Izraeli po kryen gjenocid”, tha Ben Thomson në emër të mjekëve.

Sipas tij, qeveria e kryeministrit Trudeau është bashkëfajtore në gjenocidin që Izraeli kryen, ndërsa mosveprimi i qeverisë ndaj gjenocidit në Gaza ka kushtuar me jetën e mijëra grave dhe fëmijëve palestinezë.

“Izraeli vrau mbi 18 mijë fëmijë. Të gjitha universitetet u shkatërruan, shumica e spitaleve u rrënuan”, tha Thomson.

Ai thotë se Izraeli synon burimet e ujit, ushqimit dhe karburantit. Thomson vuri në dukje se Izraeli parandalon hyrjen e ndihmave humanitare në rajon.

“Izraeli kryen gjenocid në Gaza. Ka ardhur koha që ju ta thoni këtë”, u shpreh mjeku Thomson duke iu kërkuar mediave të vendit të tij që sulmet izraelite ndaj Gazës t’i quajnë gjenocid.

Exit mobile version