Një vajzë 17 vjeçare dhe gjashtë të rritur janë pranuar në spitalin Pirogov në Sofje pas aksidentit të autobusit në autostradën Struma, tha për BTA doktoresha Maja Argirova nga Klinika e Djegieve në institucionin mjekësor.
Siç shtoi ajo, nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre.
Vajza dhe pesë nga të rriturit ndodhen në Klinikën e Djegieve, ndërsa njëri është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë. Të gjithë ata i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë në spital.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma pak pas orës 02.00, në afërsi të fshatit Bosnek. Autobusi me targa të Maqedonisë ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Automjeti ka hyrë në Bullgari nga Turqia. Pak pas mesnate, autobusi ndaloi në një pikë karburanti afër Sofjes dhe më pas vazhdoi rrugën. Aksidenti ka ndodhur një orë më vonë. /alsat