Ballina Kulturë Mjekërbardhi, mendjendrituri e zemërbardhi!

Mjekërbardhi, mendjendrituri e zemërbardhi!

Marrë nga profili i Abdullah Klinakut

Sllavizmi dhe komunizmi ishin e keqja e madhe kundër popullit shqiptar në përgjithësi e klerit fetar, pa marr parasysh besimin në veçanti.

“E kisha provuar të vija në Shqipëri në 1974 kur vizitova Kosovën dhe ndenja atje tre muaj, por kur kërkova të hyja në kufi me Shqipëri nga Prizreni, nuk më lejuan të hyja në vendin tim…por megjithatë unë nuk e mora inat Shqipërinë, pavarësisht se komuniste…Do ta kisha vizituar me shumë qejf Shkodrën, ani pse e dija se komunizmi i kishte shkatërruar xhamitë…Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë, shumë të mirë dhe në Siri kemi ndërtuar gjysmën e Sirisë…Ne shqiptarët kemi ndërtu shtetet e tjera, po duhet me e ndërtu Shqipninë mor djema”.

I lindur në një lagje në Shkodër, në vitin 1923 dhe i shpërngulur në Siri në vitin 1937, ishte njeriu i urtë, dijetari e profesori i madh shqiptar.

Si shumë njerëz të mëdhenj të shqiptarisë ky Hoxhë i madh e i urtë u bë referenca dhe autoriteti i madh shkencor për shkencat islame në të gjitha vendet arabe dhe islame në përgjithësi.

Ishte profesor në Alepo të Sirisë në vitin 1947, profesor në Riad e Medine për 5 vite njëherë dhe për tre vite pastaj. Profesor ishte edhe në Aman të Jordanit dhe për 14 vite profesor në Emirates e Bashkuara Arabe, që prej hapjes së universitetit të ri islam.

Ai ishte autor i 60 librave në gjuhën arabe dhe në gjuhën shqipe si dhe i shumë punimeve të tjera dhe komentimesh.

Ai ishte krenaria e kombit tonë, ishte drita e besimit të shqiptarëve në vendet arabe.

Ai ishte shkodrani mendjendritur, zemërbardh e mjekërbardhi, Hoxhë Vehbi Sulejman Gavoçi.

Shpirtin e tij fisnik ja dorëzoi Zotit në vitin 2013 duke lënë pas gjithë atë autoritet që nuk do të harrohet deri në fundin e botës.

Rahmet paç fytyrndrituri i shqiptarëve.

#Iftari_i_katërtë!

4 nga 29 burrat e mëdhenj shqiptarë e besimtarë që do ti rikujtojmë gjatë këtij muaji!

Exit mobile version