Mjaltë dhe qepë: Ilaçi më i mirë për kollën!

Jemi në një kohë kur viroza te stinës janë nëpër këmbë. Dhe menjëherë na shkon mëndja tek këshillat dhe kujdesi i gjyshes. Të gjithë e mbajnë mend kujdesin e saj në një periudhë të tillë të vitit, kur koha ka filluar të ftohet dhe virozat kanë prekur jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Është koha e duhur për t’u rikthyer nga recetat e gjyshes.
Mjaltë shtëpie dhe qepë.

Siç dihet, gjyshet e kanë këshilluar mjaltin sa herë ke pasur probleme me fytin. Mjalti dhe qepa është një përzierje tradicionale nga Republika Domenikane. Një lloj shurupi që formohet nga lëngu i qepës dhe mjaltit dhe krijon bashkërisht një qetësim të fytit, si dhe pastrim të mukozës dhe gëlbazës: Provojeni dhe shihni rezultatin e menjëhershëm.

Në fakt, Dr. Keith Roach, asistent profesor në klinikën mjekësore “Weill Cornell Medicine” në Neë York City, thotë se ritualet që bëjmë të gjithë dhe që nuk kanë bazë shkencore, mund të funksionojnë — edhe sepse beson tek to: “Efekti i qetësuesve natyralë është i jashtëzakonshëm”, – thotë ai.

Një recetë latine, por e përhapur më vonë në të gjithë botën, është një kurë natyrale shumë e mirë që doktorët këshillojnë për kollën.

Edhe pse ai këshillon që për çdo përdorim në shtëpi të kihet kujdes nga shumë përbërës që mund të jenë burim mikrobesh apo infeksionesh, për kollën një kurë e thjeshtë dhe mjaft efektive është ajo e mjaltit me qepë. “Mjalti është qetësues fyti, kështu që nëse e pi pa shoqërues, e shton në çaj apo edhe në përbërës të tjerë, do ta reduktojë menjëherë kollën”, – thotë Roach.