Prej kohësh janë pritur strategji që do të arrinin të ndalonin shkallën e madhe të aksidenteve në Kosovë, dhe një e tillë sapo ka filluar të zbatohet.
Policia e Kosovës ka nisur vendosjen e gjobave për të gjithë ngasësit e veturave, ku nuk ka ulëse të posaçme për fëmijë nën moshën 12 vjeçare.
Ndërsa gjobat e tjera janë të zakonshmet, dhe më të shpeshtat, duke filluar nga përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe gjobat që kanë si shkas shpejtësinë e tejkaluar. Gjobat variojnë nga 100 deri 300 Euro. /MESAZHI/