Ballina Artikuj “Mjaft doktoruam, le të mesojmë pak”!

“Mjaft doktoruam, le të mesojmë pak”!

Hoxhë Halil Avdulli

Ka ardhur koha për të ndryshuar perceptimin tonë për arsimin dhe jetën.

“Arsimimi, siç thotë John Dewey, nuk është përgatitje për jetën, por është vetë jeta”.

1. Shekspiri thotë: “Diploma është një letër që vërteton se je arsimtar, por nuk dëshmon gjithëherë se i kupton gjërat”.

Shoqëritë tona kanë gabuar kur kanë menduar se bartësit e diplomave (i kuptojnë gjërat) dhe (janë intelektual).

Shkrimtari Maroun Abboud thotë:

Unë kur hyra në universitet isha injorant pa diplomë, pastaj kam mbaruar atë dhe jam injorant me diplomë.

Qellimi është qe shoqëria jonë duhet të korrigjoi konceptin “Diploma kriter kryesorë i dijes dhe kompetencës”.

Ajo mund të jetë një fillim i mirë, (nëse është e vërtetë, e jo e blerë apo edhe e vjedhur), por gjithsesi kjo diplomë e vërtetë duhet të mbeshtetët, miratohet edhe me kritere tjera në mënyrë qe të ketë kompetenca.

Shoqëritë nuk drejtohen nga letra por nga mendjet e ndritura.

Shpresoj të mos keqkuptohet kjo përpjekje, qe shpjegon keqkuptimin i cili diplomen e bëri të vetmin çelës të punës.

Kjo nuk ka të bëjë me nënvlerësimin e diplomës së vërtetë, megjithatë, sa do që ka meritë dhe vlerë shkencore kjo diplomë, nuk mund të jetë i vetmi kriter i vlerësimit apo efikasitetit.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version