Migrena është një gjendje e zakonshme, që prek deri në 148 milionë njerëz në të gjithë botën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), migrena është rreth dy herë më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat.
Më poshtë, gjeni 11 mite të cilat kanë të bëjnë me migrenën, shkruan Medical News Today, transmeton Klankosova.tv.
Migrena nuk është serioze
“Shumica e llojeve të migrenës nuk janë serioze, megjithatë, ato mund të jenë kronike dhe nevojitet trajtim mjekësor për to, “shpjegon dr. Medhat Mikhael, drejtor mjekësor i programit jo-operativ në Qendrën Shëndetësore në Fountain Valley, CA.
Vlen të përmendet gjithashtu se jo të gjitha llojet e migrenës janë të barabarta. “Ekziston një lloj migrene e quajtur migrenë hemiplegjike që ka tendencë të jetë familjare, shoqërohet me simptoma neurologjike, simptoma aurele që vazhdojnë me migrenën dhe mund të çojë në goditje në tru”, shpjegoi më tutje ai.
Migrena është vetëm një dhimbje koke
Kjo nuk është e vërtetë dhe vlen të përmendet se jo të gjitha migrenat përfshijnë një dhimbje koke. Siç shpjegoi Dr. McVige, “Migrena është në të vërtetë një çrregullim kryesor i dhimbjes së kokës dhe është shumë më tepër sesa thjesht një dhimbje koke. Në fakt, dhimbjet e kokës janë vetëm një simptomë e migrenës, dhe disa migrena nuk kanë fare dhimbje koke. ”
Ndërkaq sipas neurologut Vernon Williams, një person me migrenë do të përjetojë një kombinim të simptomave si; Ndjeshmëria e rritur ndaj tingujve, aromave ose dritës, probleme me shikim, humbje e oreskut si dhe të vjella.
Kafeina shkakton migrenë
Ky është një mit; kafeina nuk shkakton migrenë, por mund të jetë shkas për disa njerëz. Kafeja dhe migrena kanë një marrëdhënie komplekse.
Siç tha edhe Dr. Mikhael, “përdorimi i tepërt i kafeinës mund të shkaktojë migrenë. Sidoqoftë, kafeina, në përgjithësi, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, përfshirë dhimbjen e migrenës ”.
Ilaçi i dhimbjes së kokës do të kurojë migrenën
Aktualisht, nuk ka shërim për migrenën, por ilaçet sigurisht që mund të ndihmojnë.
“Shërimi nuk është fjala, kontrolli i simptomave dhe parandalimi i migrenës është termi më i saktë”, tha Dr. Mikhael për MNT, “Medikamentet e migrenës [synojnë] drejt parandalimit të episodeve të migrenës.