Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, mund ta realizojë transferin e karrierës gjatë verës.
Siç shkruan “Tuttosport” të mërkurën, Mitaj po vëzhgohet nga Juventusi, që po kërkon të përforcohet në krahët e mbrojtjes.
21-vjeçari shqiptar aktualisht është pjesë e Lokomotiva Moskës. Klubi rus ia pagoi 3 milionë euro AEK-ut të Athinës për shërbimet e tij në vitin 2022.
Ai ka dhuruar paraqitje fenomenale për Shqipërinë gjatë ciklit kualifikues për Euro 2024.
Skautët e Juventusit do ta kenë shansin e artë të premten për ta parë nga afër Mitajn, kur Shqipëria përballet me Kilin në një miqësore në Parma.