Rreth 200 zogj të ngordhur ranë “si shi” jashtë ambienteve të një spitali në Spanjë.
Kjo ngjarje e mistershme ndodhi më 26 nëntor në qytetin Ferrol, në veri-perëndim të Spanjës.
Mapi Rodríguez, president i shoqatës së banorëve lokalë, tha për mediat lokale: “Ata dolën nga pemët në zonën e urgjencës së spitalit, fluturuan disa metra dhe ranë në trotuar. Zogjtë janë mbledhur dhe ne tani presim të zbulojmë se çfarë ka ndodhur. Na thuhet se nuk do të jetë e lehtë.”
“Zogjtë i kemi mbledhur dhe tani presim të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”, shtoi ai.