Autoritetet ndërpresin punën e një miniere
Kjo gropë 200 metra e thellë është hapur papritur pranë qytetit të Tierra Amarilla në Kili. Ajo ka një diametër rreth 25 metra dhe eshtë 200 metra e thellë. Në vendin e ngjarjes shkuan autoritetet dhe ekspertë që nisën një hetim për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Nuk është ende e qartë nëse shkak për këtë fenomen janë bërë gërmimet në një minerë bakri që ndodhet në zonë pasi ekspertët thonë se gropa të tilla mund të krijohen edhe për shkaqe krejtësisht natyrore.
Autoritetet thanë se në fund të saj nuk është gjetur asnjë lloj elementi. Hendeku nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por ngjarja ka krijuar shqetësim të fortë tek banorët e zonës, nga frika se mos mund të përsëritet. Për këtë shkak punimet në minierë janë bllokuar derinë sqarimin e asaj që ka ndodhur.