Mister pse mijëra peshq kanë ngordhur në liqenin libanez

Më shumë se 40 tonë peshq të ngordhur janë larguar në brigjet e liqenit Qaraoun në jug të Libanit.

Për shumë vite aktivistë nga ky vend kanë bërë paralajmërime lidhur me ndotjen nga mbeturinat dhe ujërat e zeza në këtë liqen, shkruan’ BBC’.

Alina, banore e Libanit tha se i gjithë liqeni Litan është i ndotur, derisa shtoi se të gjithë mbeturinat nga gjithë fshati dhe fabrikat hidhen aty.

“Në termat e ndotjes këtu, i gjithë liqeni i Litanit është i ndotur. Të gjitha fshatrat, të gjitha zonat rezidenciale të gjitha fabrikat që nga industria Zahle gjithashtu edhe i gjithë sistemi i ujërave të zeza dhe i papërpunuar hidhet këtu”, ka thënë ajo.

Ndërsa në anën tjetër, Nasrallah El Hajj nga departamenti i digës së Qaraoun, tha se besojnë që ngordhja e aq shumë peshqve ka ndodhur nga një sëmundje ose si akt i kryer nga ndonjë njeri.

“Nëse nuk është sëmundje atëherë dikush e ka bërë këtë qëllimisht”, ka thënë El Hajj.

Ushtria dhe Organizatat joqeveritare lokale e kanë bërë pastrimin e liqenit, ndërsa disa mostra të peshqve dhe dheut nga shtrati i liqenit janë duke u testuar në Liban dhe jashtë vendit.