Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mister i madh mbi vdekjen e “mbretit të fake news”-eve, mbështetësit të...

Mister i madh mbi vdekjen e “mbretit të fake news”-eve, mbështetësit të madh të Trump

Mister mbi vdekjen e Paul Horner, i cili u bë i famshëm si “mbreti i fake news”-eve pasi shpërndau në rrjet lajme false mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

28-vjeçari Horner vdiq në rrethana krejtësisht misterioze; trupi i tij është gjetur në shtrat në shtëpinë e tij pranë Phoenix, kryeqendrës së shtetit Arizona, dhe sipas Mark Casey, zëdhënës i zyës së Sherifit të kontesë së Maricopa-s, vdekja ka ndodhur që më 18 shtator.

Nga autopsia ka shenja të një krimi, por shkaqet ende nuk janë bërë të ditura. Priten rezultatet e analizave toksikologjike për të bërë një lidhje me punën që Horner kryente në web.

Nëse vëllai i tij JJ Horner, ka thënë se Paul vdiq paqësisht në gjumë, zyra e Sherifit thekson se i ndjeri kishte një histori mbi abuzimet me lëndë farmaceutike.

Dhe nga provat e para ka shenja që mund të ketë vdekur nga një overdozë aksidentale.

Emri i Horner përfundoi në reflektorët e mediave për lajmet false, të cilët u besuan nga mediat dhe politika.

Fake News-et të hedhura në rrjetet sociale u bënë virale, që i vunë edhe emrin “Zoti Fake News”.

Ndër lajmet më të njohura që hodhi Horner ishte ai që ish-presidenti Barack Obama është gay dhe mysliman radikal, apo lajmi mbi manifestuesit e paguar kundër Trump, që madje u shpërnda në Twitter edhe nga Corey Lewandowski, ish-shefi i fushatës elektorale të Trump. Marrë nga: La Republica./Tesheshi/

Fama e Horner u rrit pikërisht gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, aq sa në një intervistë për Washington Post të 17 nëntorit të vitit të shkuar, ai u shpreh se Trump do të zgjidhej president pikërisht falë punës së tij.

“Ishte një gjeni që nxirte shumë ide dhe njerëzit i besonin lajmeve të tj sikur të ishin të vërteta”, tha vëllai i Horner, i cili shpjegoi që ai dhe Paul janë rritur në Minnesota, dhe që kur ishte i ri  ishte interesuar me lajmet e politikës dhe më pas këtë e ktheu në një mani./Mesazhi/

Exit mobile version