Misioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se vitin e kaluar, ushtria gjermane ka shtuar 300 trupa në kuadër të pranisë së saj brenda KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Këtë shtim të numrit të trupave ushtarak, misioni gjerman e ka vlerësuar si shtim në kohëra veçanërisht sfiduese, derisa rikujtoi se ambasadori gjerman në NATO von Geyr vizitoi kohëve të fundit trupat gjermane në Kosovë.
Postimi i plotë:
Për më shumë se 25 vjet, #KFOR-i ka ndihmuar në nxitjen e sigurisë në një rajon të paqëndrueshëm. Këtë javë, ambasadori von Geyr dhe homologët e tij të #NATO-s bënë një vizitë në KFOR, një mision i Aleancës në të cilin Gjermania ka marrë pjesë që nga fillimi në 1999.
Gjermania përforcoi kontingjentin e saj të #KFOR-it vitin e kaluar në rreth 300 ushtarake dhe burra. Në kohë veçanërisht sfiduese, ne mbetemi fort të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të kontinentit tonë. Foto: Bundeswehr/PAO KFOR