Mishi i bardhë i cili shkrihet në gojë: Mund të imagjinoni ndonjë ushqim më të mirë?

Një pjatë shumë e veçantë, e shijshme dhe me vlera të larta ushqyese 

Përbërësit:

– 500 g mish të bardhë gjeldeti,
– 4 dl jogurt,
– 100 g djathë trapista,
– 100 g thërrmija buke,
– 2 lugë majdanoz,
– Piper,
– Kripë sipas shijes,
– Pak vaj.

Përgatitja:

Djathin trapista grijeni në rende në grimca të trasha, majdanozin grijeni imët, ndërkaq mishin priteni në pjesë të holla (bërxolla).

Në një enë të përshtatshme përzieni djathin, majdanozin dhe thërrmijat e bukës.

Bërxollat bëni me piper dhe kripë sipas shijes, lyejeni me jogurt dhe rrotullojeni në djathin e grirë.

Enën rezistuese ndaj zjarrit lyejeni me vaj, rendisni bërxollat e përgatitura, pjesën e mbetur të jogurtit dhe përzierjen për pjekje qitjani sipër dhe mbulojeni me folie alumini.

Piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë rreth 20 minuta.

Hiqni folien e aluminit dhe lini bërxollat të piqen.

Servireni bashkë me perime sipas zgjedhjes edhe sallatën e gjelbër.

Ju bëftë mirë!