Mishari Rashid viziton Medresenë Alaudin

Kënduesi i Kur’anit famëlartë, Mishari Rashid, dje bëri një vizitë në Medresenë Alaudin në Prishtinë,dhe u prit nga autoritetet e Bashkësisë Islame.

Rashid u mirëprit nga kryemftiu Naim Tërnava, dhe shumë imamë nga Prishtina dhe jashtë. Por më së shumti atmosferën e vecantë e bënë nxënesit e medresesë, të cilët ishin mjaft të entuziazmuar për vizitën.

Në një fjalim pranë studentëve, edhe vet Mishari Rashid mbajti fjalim para studentëve, ku vlerësoi kontributin e Medresesë Alaudin.

Mishari Rashid, i cili është njëri prej zërave më të njohur dhe të bukur të këndimit të Kur’anit ka një karrierë 20 vjecare në recitim dhe këndim, dhe vie nga Kuvajti. Nëse dëgjoni këndim Kur’ani në gjuhën arabe, me gjasë duhet ta keni dëgjuar zërin e tij!