Ballina Kuzhinë Mish viçi në tigan me salcë të shpejtë

Mish viçi në tigan me salcë të shpejtë

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Përbërësit për 4 persona:

500-600 gr mish viçi shumë i butë
200 g djathë Gorgonzola
150 g Mascarpone
1 lugë gjalpë
kripë, piper

Përgatitja:

Është shumë e rëndësishme që mishi të pritet në feta të vogla shumë të holla (ashtu siç pritet për Carpacio).

1. Në një tigan të madh, tresim një lugë të madhe gjalpë, shtojmë mishin, e spërkasim me pak kripë dhe e lëmë në zjarr duke e përzier herë pas here me lugë druri.

2. Kur mishi të jetë zbutur dhe të ketë marrë pak ngjyrë, shtojmë Mascarpone-n me lugë dhe Gorgonzola-n të prerë në copa të vogla. E përziejmë me lugë druri dhe pas 1-2 minutash e heqim nga zjarri. E shërbejmë menjëherë me oriz të bardhë ose sipas dëshirës./Mesazhi/

Exit mobile version