- 200 gr mish viçi
- 100 gr kërpudha
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 100 ml pana
- kripë
- vaj ulliri
Pergatitja:
- Merrni mishin e viçit dhe kaloeni në miell. Skuqni gjalpin në një tigan me pak vaj ulliri. Dhe më pas vendosni për të skuqur mishin. Hidhini kripë sipas dëshirës.
- Më pas i shtoni kërpudhat. Pas 5 minutash i shtoni edhe panën.
- I trazoni mirë dhe në fund e shërbeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!