PËRBËRËSIT: 300 g mish viçi, 500 ml ujë, 500 ml kos, 2 kokrra vezë
2 lugë gjelle miell, 2-3 thelpinj hudhër, piper i zipiper i kuq, arrë moskat, pak kripë dhe vaj ulliri.
PËRGATITJA: Në fillim presim mishin në thela, preferohet qe pjesa e mishit të jetë tul. Mishin e prerë e hedhim në një enë për të zier. Pasi të ziejë mishi e heqim nga zjarri dhe thelat i vendosim në tavë të lyer me vaj ulliri. Në një enë hedhim vezët dhe i rrahim pak e me pas shtojmë kosin. E trazojmë mirë përbërjen. Në të shtojmë edhe miellin, duke e përzier derisa masa te jetë e njëtrajtshme. Hedhim pak kripë, piperi të zi, arrë moskat dhe hudhrën e shtypur. I trazojmë përsëri dhe shtojmë lëngun e mishit. Masën e përzier e hedhim në tavën ku kemi vendosur thelat e mishit. Tavën me mish viçi me kos e fusim në furrë të parangrohur në 200° për 20 minuta. Në një tigan nxehim vajin e ullirit dhe piperin e kuq. Këtë masë ia hedhim sipër tavës pasi ta heqim nga furra. Ju bëftë mirë!
Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit