PËRBËRËSIT: 4 gjoks pule (të vegjël), patate të vogla, 100 g spinaq gjethe, 200 G djathë Philadelphia, 3 lugë djathë Parmigiano, 1 qepë E kuqe, pak gjalpë, vaj ulliri, piper i shtypur, hudhër pluhur, piper ikuq, lëng pule ose ujë dhe pak miell.
PËRGATITJA: Në fillim pastrojmë patatet dhe u japim 5 min zierje, sa të zbuten pak. Ndajmë filetot në mes, i marinojmë me kripë, piper dhe spec të kuq, i kalojmë në miell dhe më pas ju japim një skuqje me gjalpë. Marinojmë patatet me erëza dhe bashkë me mishin i vendosim 5 min në furrë, ndërkohë skuqim qepën, shtojmë 1 lugë miell, dhe vazhdojmë me djathrat, përziejmë pa ndërpreje me tel kuzhine, salca trashet dhe në fund shtojmë spinaqin, kripë, piper dhe lëng pule për ta holluar. Salcën ia shtojmë mishit dhe patateve duke e lënë të piqet deri sa salca të lidhet mirë me mishin dhe patatet.
Kjo recetë u përgatit nga Nila Iljazi