Mish pule i pjekur me salcë arrash

Mishi i pulës përbën një nga mënyrat më të mira për të përfituar proteinën që na nevojitet çdo ditë. Mënyrat e gatimit të tij janë të larmishme dhe shumë të shijshme.

Në këtë artikull do të mësoni një recetë interesante të mishit të pulës të pjekur në furrë e të plotësuar me salcë arrash.

Përbërësit:
8 kofsha pule ose një pulë e plotë,
Gjysmë lugë çaji me spec të kuq pluhur,
2 lugë gjelle vaj ulliri,
150 ml lëng pule,
200 gramë arra,
1 qepë e vogël e prerë hollë,
2 thelpinj hudhër,
50 ml krem pana,
Lëngu i një limoni,
Majdanoz të grirë hollë, kripë e piper.
6 pite brumi

Përgatitja
Për përgatitjen e recetës ju këshillojmë të ndizni furrën në 200 gradë. Merrni një tavë dhe hidhni në të kofshët e pulës, specin pluhur, kripën, piperin e zi, vajin e ullirit dhe specin pluhur. Piqini në furrë për rreth 40 minuta deri sa mishi i pulës të jetë krokant dhe i pjekur mirë. Merrni një enë tjetër dhe copëtoni një pite duke hedhur sipër saj pak nga lëngu i mishit të pulës. Në një tigan skuqni qepën dhe hudhrën dhe më pas, bashkë me copat e zbutura të pites dhe pjesën më të madhe të arrave hidhini në një mikser.

Sipas salcës hidhni lëngun e mbetur të mishit të pulës, kremin pana dhe lëngun e limonit. Ngrohini pak në tigan sa të lidhen me njëra-tjetrën dhe më pas hidhjani salcën kofshave të pulës. Pjesën e mbetur të arrave thërmojeni dhe hidhjani sipër në pjatë bashkë me majdanozin e freskët. Këtë pjatë mund ta servirni duke e shoqëruar me pite brumi të ngrohura në furrë.