Ballina Kuzhinë Mish me Spinaq dhe Oriz në Furrë – Receta e Shpejtë

Mish me Spinaq dhe Oriz në Furrë – Receta e Shpejtë

Një recetë e shijshme dhe plot shëndet, ideale për t’u përgatitur në këto ditë vjeshte por edhe gjatë dimrit që po vjen.

Përbërësit:

  • 600 gr mish qingji ose viçi
  • 2 kokrra qepë
  • 2 thelpi hudhër
  • 250 gr oriz
  • 800 gr spinaq
  • 1 tuf kopër
  • kripë dhe piper të zi
  • arrëmoskat
  • pak vaj ulliri

Përgatitija:

Fillimisht me një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim copët e mishit së bashku me 1 qepë të grirë hollë, shtojmë kripë dhe e lëmë të ziejë deri sa mishit ë shkëputet nga kocka.

Ndërkohë në një tigan të thellë shtojmë 2-3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën tjetër së bashku me huhdrat, shpëlajmë orizin dhe e përziejmë sëbashku me qepën për 2-3 minuta.

Shtojmë spinaqin të pastruar dhe të prerë trashë, kopër, e përziejmë dhe atë për 2 minuta, piper të zi dhe arrëmoskat.

Shtojmë lëngun e mishit të zjerë rreth 500 ml baraz me nivelin e përbërësve jo më lart, vendosim mbi oriz dhe copëzat e mishit dhe vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

Exit mobile version