Hoxhë Elvis Naci
I madhi ZOT i qofshim falë, thotë në Kur’anin Famëlartë: “O ju që keni besuar, kur të thirret ezani i ditës së xhuma, nxitoni atje ku përmendet emri i Zotit, lëreni shitblerjen, është më mirë për ju nëse me të vërtetë e kuptoni diçka të tillë”. (El Xhumuah: 9)
Profeti i madh i njerzimit, Muhammedi [ Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë: ” “Dita më e mirë, në të cilën lind dielli, është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi (a.s), në atë ditë hyri në xhennet, ditën e xhuma doli nga xheneti, në atë ditë vdiq, në atë ditë do të bëhet edhe Kijameti. Kur të vijë dita e xhuma, shtoni salavatet mbi mua”.
Kur vjen dita e xhuma, melekët vijnë në dyert e xhamive dhe regjistrojnë besimtarët në regjistrat e tyre njërin pas tjetrit. Kush hyn i pari në xhami ditën e xhuma, regjistrohet me emrin e tij dhe i shkruhet për sevap, sikur ka bërë kurban një deve. Kush vjen pak më vonë, shkruhet emri i tij sikur të ketë bërë kurban një lopë. Kush vjen pas tij, llogaritet sikur ka bërë kurban një dash. Atij që vjen më pas, i shkruhet sikur ka bërë kurban një pulë. Kush vjen pas tij i shkruhet sikur ka dhënë sadaka një vezë. Pastaj në momentet që hatibi ngjit shkallët e minberit, ata i mbyllin regjistrat e tyre, ulen dhe dëgjojnë hutben bashkë me besimtarët e tjerë, që janë në xhami”.
kehf
Kjo ështe një dite shumë e rëndësishme nga ditët e tjera saqë besimtari dhe bësimtarja myslimane duhet te jene koshient ne mendim dhe dallim të saj. Profeti Muhammed [ paqja mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë “Kush lahet ditën e xhuma, vesh rrobat më të mira që ka në shtëpi, parfumoset, vjen në xhami me qetësi, futet brenda dhe nuk i prish rreshtat e besimtarëve, falet sa të ketë mundësi, ulet dhe dëgjon hatibin me vëmendje, betohem në Allah se Ai do t`ia falë gjynahet e javës së kaluar dhe tre ditë më tepër”.
Në këtë ditë shtohet sadakaja. Vlera e sadakasë që jepet për xhuma, ndaj sadakasë që jepet në ditët e tjera, është si sadakaja që japim në Ramazan, krahasuar me sadakanë që jepet në muajt e tjerë. Profeti Muhammed [ paqja mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë : ” “Kush vdes ditën e xhuma, ose natën e xhuma, Allahu do ta ruajë nga sprovat e varrit”.
Një kujdes të vecante duhet treguar në ditën e xhuma, sepse në gjithë këto mirësi që na ofron I madhi Zot, nuk duhet të tregohemi neglizhentë duke kryer dicka të kotë dhe duke lënë një mirësi që do na shoqërojë edhe në botën tjetër. All-llahu i Madhërishëm e beri obligim këtë ditë. Profeti Muhammed [ paqja mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë: “Kush nuk i fal tre xhuma rresht pa arsye, atij personi ia vulos Zoti zemrën”.
Vlla dhe motër të begatoftë Zoti i Madh, shikoi, arsyetoi, meditoi të mirat që të jep i Madhërishmi ALL-LLAH, mos e humbisni shpresen tek ZOTI i Gjithësisë se është Mëshirues i Madh. Nësë ti nuk i dije të mirat e xhumasë, tashmë sapo i mesove, kështuqë mos mungo Eja edhe ti në xhuma.