Një grua e përvuajtur kishte thënë:
U martova, qysh në ditën e parë burrit i takoi kënaqësia, por mua edhe dhimbja.
Më pastaj mbeta shtatzënë, gëzimi i takoi edhe burrit, por lodhja vetëm mua.
Pastaj, abortova, mërzia i takoi edhe burrit, por faji vetëm mua!
Pastaj, kisha probleme me shtatzëni, ngushëllimet i takonin edhe burrit, por mua operimet, frika, lodhjet e dhimbjet!
Më në fund, e linda fëmijën e parë, burrit i takoi mburrja, urimet, mbiemri, e mua edhe dhimbja, pagjumësia, e gji-dhënia.
Filloi të rritet fëmija, atij i takonte kënaqësia, loja me fëmijë e lumturia, por mua edhe fajësia për çdo gjë që i ndodhte atij.
Për këto dhe shumë arsye tjera ka thënë Muhamedi a.s.:”Më i miri prej jush, është ai që është më i miri për bashkëshorten e tij”, dhe ka thënë: “Ju porosis të keni mirësjellje me gratë tuaja”.
Prof. Ekrem Maqedonci