Emocionet e dëshmimit të shehadetit nga djali i ri zviceran, Matia, në një natë të paharruar, në mesin e vëllezërve të shtrenjtë dhe hoxhallatëve të dashur në xhaminë shqiptare “Mërgimi”, do të ngelen të gdhendura në memorien e krejtve ne, që na e kishte shkruar Allahu të ishim dëshmitarë! Ai, një djalë i ri, gati në ndrojtje e me shumë emocion, qëndronte para meje, në pritje të shqiptimit të asaj Dëshmie, më të shtrenjtës dëshmi të jetës, për të kaluar me të pragun e shpëtimit! Ishte një moment, prej atyre që nuk kanë çmim, as nuk peshohen me florinj! Matia e dëshmoi shehadetin dhe u bë pjesë e Familjes së madhe të Ymetit të Hz. Muhammedit (alejhis-selam), duke e marrë Selamin e Zotërisë së bijve të Ademit dhe duke e strukur në zemër, me shumë pathos! Në fakt, ky Ramazan u bë Muaj i konvertimeve të shumta në mbarë botën; njerëz të shtresave të ndryshme, që me përulje, dëshmuan ato dy fjali të shenjta, me të cilat u bënë pjesë e Islamit!
Elhamdulilah!
Imam Muhamed B. Sytari
Obfelden, Zvicër, më 23 mars 2025