Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë mbështetje projekt-rezolutës së propozuar nga deputeti i AAK-së Daut Haradinaj për themelimin e Forcave të Armatosura.
Të pranishëm ishin 68 deputetë të cilët votuan pro propozimit të Haradinajt për Forcat e Armatosura.
Kjo Rezolutë bënë thirrje për themelimin sa më të shpejt të Ushtrisë së Kosovës, pra transformimin e FSK-së në FAK.
Gjithsej kjo rezolutë përmban dy pika si në vijim:
Qeveria e Kosovë autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë dhe Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Duke shprehur përkushtimin për integrimin në organizata e paktit veriatlantik në NATO, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të bashkërendojnë hapat për harmonizimin në përpjekje me NATO dhe SHBA-në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës konform mandatit të autoriteteve të Kosovës.