Ballina Lajmet Kosovë Miratohet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Kosovë

Miratohet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka miratuar rekomandimin për dozën e katërt të vaksinës anti-COVID.

Siç bëhet e ditur në njoftim, doza e katërt lejohet për grupmoshën mbi 60 vjeç, të paktën katër muaj pas marrjes së dozës së tretë.

MSH-ja ka thënë se vaksinimi bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës.

Ministria ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen, pa hezitim, për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga kjo sëmundje.

Exit mobile version