Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2017

Pas shumë diskutimesh ka kaluar në lexim të dytë projektligji për buxhetin e vitit 2017.

Në Kuvendin e Kosovës votuan 78 deputetë, nga të cilët 70 vota ishin pro, shtatë kundër e një votë ishte abstenim.

Kuvendi do të vazhdojë sot me seancë prej orës 11:00 me pikat e mbetura dhe më pas do të diskutohet për murin në Mitrovicë.