Ballina Arritje Teknologji Mira Murati, shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të OpenAI e projekteve ChatGPT...

Mira Murati, shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E

Në lidhje për ChatGPT Mira tha për Washington Post: “Në thelb është të mësosh si fëmijë. … Ju merrni diçka gabim, nuk shpërbleheni për të. Nëse ju merrni diçka në mënyrë të drejtë, shpërbleheni për të. Kështu përshtateni për të bërë më shumë gjënë e duhur.”

Emri i OpenAI bëri xhiron në internet në ditët e fundit pas lançoi një bot komunikimi me inteligjencë artificiale quajtur ChatGPT i cili mahniti botën me atë çfarë ishte i aftë të bënte.

Një prej laboratorëve më ambiciozë në botë të inteligjencës artificiale, OpenAI është kompani e themeluar në fund të 2015-ës nga një grup investitorësh ku përfshiheshin themeluesi i Y Cominator Sam Altman dhe themeluesi i Tesla Elon Musk synimin për të promovuar zhvillimin e sistemeve miqësore të inteligjencës artificiale në përfitim të njerëzimit.

Që prej 2018-ës, pjesë e OpenAI u bë Mira Murati, shqiptarja e cila vjen nga qyteti i Vlorës dhe në Maj të këtij viti u emërua në pozitën e CTO duke mbikëqyrur operacionet teknologjike të kompanisë.

35-vjeçarja Mira Murati është diplomuar nga Shkolla e Inxhinierisë Thyer në Dartmouth të Masaçusets në SHBA në fushën e Inxhinierisë Mekanike.

Gjatë periudhës 2013-2016 ajo punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera nga 2016-2018 për Leap Motion si zëvendës presidente e produktit dhe inxhinierisë.

Rrugëtimi i saj në OpenAI filloi si Zëvendës-Presidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si Zëvendës-Presidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.

Në Maj të 2022 ajo u emërua si CTO e OpenAI.

Gjatë një interviste për gazetarin Amerikan Trevor Noah në Daily Show, Mira foli për të ardhmen ku inteligjenca artificiale do të kishte një rol më të madh në jetën e njeriut.

E pyetur nëse inteligjenca artificiale do të zinte vendet tona të punës, ajo tha: “Ca vende pune do të humbasin, megjithatë vende të reja pune do të krijohen ose punonjës do të duhet të ri-trajnohen me teknologjitë e reja.”

Lançimi i ChatGPT, një prej projekteve më ambicioze të OpenAI që shihet si zëvendësuesi i motorëve të kërkimit si Google apo Bing, erdhi ndërsa Mira drejton operacionet teknologjike të kompanisë.

“Në vetëm 5 ditë nga debutimi, ChatGPT ka arritur mbi 1 milionë përdorues. Faleminderit për përshtypjet tuaja të cilat na ndihmojnë të përmirësojmë platformën,” shkruante Mira në rrjetin social me linçimin e ChatGPT.

Sot OpenAI mbështetet nga Microsoft dhe ka një histori të gjatë me disa prej emrave më të shquar të Silicon Valley.

Vitin e kaluar kompania publikoi një sistem me inteligjencë artificiale që mund të krijonte imazhe reale të veprave të artit falë Dall-E. Gjatë intervistës në Daily Show, Mira shpjegoi sesi Dall-E funksiononte dhe mjetet si Dall-E dhe GPT-3 shihen nga OpenAI si zgjerim i kreativitetit njerëzor dhe jo si zëvendësues i tij.

Në lidhje për ChatGPT Mira tha për Washington Post: “Në thelb është të mësosh si fëmijë. … Ju merrni diçka gabim, nuk shpërbleheni për të. Nëse ju merrni diçka në mënyrë të drejtë, shpërbleheni për të. Kështu përshtateni për të bërë më shumë gjënë e duhur.”

Exit mobile version