Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Miqësia e pazakontë e motoristit dhe qenit atraksion i vërtetë

Miqësia e pazakontë e motoristit dhe qenit atraksion i vërtetë

Miqësia e pazakontë e motoçiklistit dhe qenit është bërë një atraksion i madh turistik në qytetin turk të Samsunit. Të gjithë duan të fotografohen me motoçiklistin 52-vjeçar Haki Usta dhe qenin e tij Kefa, bashkëudhëtarin e tij.

“Tre vite më parë e kam gjetur këtë qen në një deponi plehrash dhe i dhash atij emrin Kefa. Që atëherë jemi të pandarshëm”, tha motoçiklisti Usta, i cili dashurinë ndaj motoçikletës ia ka bartur edhe qenit të tij Kefa.

Kur Usta ndez motorin, miku i tij Kefe, me gëzim hip mbi vendin e tij duke qëndruar në këmbët e pasme dhe kështu nisen në udhëtimet e tyre të përditshme.

“Kudo që shkoj ai vjen me mua. Ka rripin e vet, syzet dhe mbahet për mua gjatë vozitjes. Njerëzit vazhdimisht na ndalojnë për tu fotografuar me ne”, ka thënë Usta.

Exit mobile version