Ballina Lajmet Kosovë MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të martën.

Sipas njoftimit, çmimet janë të njëjta me ditën e hënë dhe të diel.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63 € për litër

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 19/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

MINT-i cakton çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë së Kosovës.

Exit mobile version