Ministrja Rizvanolli intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka konfirmuar Prokuroria të martën.

Në njoftimin për media thuhet se ajo po intervistohet në cilësinë e dëshmitares.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në komunikatë.