Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministrja e Integrimit fyen Islamin

Ministrja e Integrimit fyen Islamin

 Ministrja e Migrimit dhe Integrimit të Danimarkës, Inger Stöjberg tha se duhet të “mburret” me karikaturat ndaj Profetit Muhamed të cilat përmbanin fyerje dhe që shkaktuan reagime të shumta. Ajo një karikaturë të tillë e postoi nga llogaria e saj në rrjetin social, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Stöjberg reagoi për mospërfshierjen në ekspozitën e quajtur “Fyerja e fesë në art që nga reforma” në muzeun Skovgaard të qytetit Viborg e 12 karikaturave me përmbajtje fyese ndaj Profetit Muhamed të cilat në vitin 2005 ishin publikuar nga gazeta daneze Jyllands Posten.

Stöjberg reagoi haptazi nëpërmjet rrjeteve sociale ku duke treguar se në fotografinë e sfondit të tabletës së saj ndodhet karikatura e vizatuar nga Kurt Westergaard, postoi imazhin e ekranit të saj.

Ajo në rrjetet sociale po ashtu shkroi se “Duhet të mburremi me karikaturën e Muhamedit”.

Postimi i ministres Stöjberg u përhap shumë shpejtë në rrjetet sociale dhe mori reagime të shumta nga muslimanët që jetojnë në Danimarkë.

Kryeministri nuk është i të njëjtit mendim

Kurse kryeministri i Danimarkës Lars Lökke Rasmussen në një deklaratë për mediat daneze tha se “Nuk mburrem me ndonjë karrikaturë”.

Rasmussen po ashtu shtoi se nuk është në të njëjtin mendim me Stöjberg.

Drejtoresha e Muzeut Skovgaard, Anne-Mette Villumsen në një deklaratë lidhur me çështjen tha se pavarësisht reagimit të ministres, karikatura në fjalë nuk do të ekspozohet në muze.

Kriza me karikaturën

Gazeta daneze Jyllands Posten më 30 shtator të vitit 2005 publikoi 12 karikatura fyese ndaj Profetit Muhamed. Pas publikimit të karikaturave kryeministri i asaj kohe, Anders Fogh Rasmussen refuzoi që të diskutojë këtë çështje me ambasadorët e 11 shteteve në mesin e të cilëve ndodhej edhe Turqia.

Pasi që Danimarka nuk kërkoi ndonjë falje për karikaturat ishin shtuar reagimet në botën islame ndaj këtij shteti, si dhe ishin organizuar protesta të cilat kulminuan deri në djegien e ambasadave.

Një gazetë tjetër daneze Politiken, në muajin maj të vitit 2006 përsëri publikoi karikaturat në fjalë.

Exit mobile version