Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës refuzon kërkesën e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale së Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin për të hyrë sot në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për AA këshilltari i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Bashmir Xhemaj, i cili tha se kjo ndalesë ka të bëjë me sjelljet e herave të kaluara të ministrit serb.

“Nuk ka respektuar disa veprime të institucioneve të Kosovës vitin e kaluar. Kjo është arsyeja e refuzimit të kërkesës së tij”, tha Xhemaj.

Ndryshe, ministri i Punës së Serbisë, Aleksandar Vulin para se të emërohej si ministër, ishte shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën. Gjatë kësaj periudhe ai kishte deklarata të shumta politike për Kosovën.