Mediat serbe raportojnë se Qeveria e Kosovës, ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit serb të Informacionit dhe Telekomunikacionit, Dejan Ristiq.
Edhe pse sipas tij ndonëse e paralajmëruar me kohë sipas procedurës së përcaktuar, vizita e Ristiqit është ndaluar mbrëmë, një orë para orarit të paraparë për kalimin e vijës kuftiare Kosovë-Serbi, transmeton Telegrafi.
Sot në Graçanicë, Ristiq është dashur të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të ekzistencës së të përjavshmes “Jedinstvo”, e vetmja media e shkruar në gjuhën serbe në Kosovë.
Ministria e Informacionit dhe Telekomunikacionit e Serbisë thekson se ndalimi për hyrje dhe qëndrim në territorin e Kosovës, paraqet një shembull tjetër të qartë të shkeljes së të drejtës për lëvizje të lirë, lirisë së informimit publik dhe lirinë e shprehjes së pjesëtarëve të popullit serb.
Në njoftimin e ministrisë serbe theksohet se në korrik të vitit 2021, autoritetet e Kosovës kanë ndalë një automjet në të cilin Ristiq ndodhej në rrugën kryesore Pejë – Deçan dhe më pas e kanë dërguar në të stacion policor në Deçan, ku u mor në pyetje.
Telegrafi ka kontaktuar me MPJD-në për të konfirmuar nëse i njëjti është ka kërkuar leje për të hyrë në Kosovë dhe e njëjta i është refuzuar