Ministria serbe e Drejtësisë para disa ditësh i ka dërguar gjykatës franceze në Colmar “prova shtesë” kundër Ramush Haradinajt në më shumë se 100 faqe, si dhe aktakuzë e Tribunalit të Hagës, në mënyrë që të tregojë se “Haradinaj në Serbi nuk ngarkohet me të njëjta vepra për të cilat më herët është liruar nga Tribunali i Hagës”.
Këtë e ka thënë ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kaludra, transmeton lajmi.net.
Ajo në një deklaratë për Tanjug se në dokumentacionin shtesë gjenden dëshmitë e dëshmitarëve dhe raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, postës ushtarake dhe raportet nga terreni.
Sot, Gjykata e Apelit në Colmar të Francës e ka shtyre vendimin për Haradinajn deri më 6 prill, me arsyetimin se ka kërkuar dokumente shtesë nga Serbia për ekstradimin e ish kryeministrit kosovar.
Një vendim i tillë ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë. Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Baselit, në pjesën franceze.