Ministria e Tregtisë: Që nga 9 prilli 2024, Turqia ka vendosur të kufizojë eksportin e disa produkteve në Izrael. Kërkesat e vendimit do të zbatohen menjëherë nga Ministria.
Ministria e Tregtisë së Turqisë: Kufizimet do të zbatohen derisa Izraeli të deklarojë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe të lejojë ndihmën e mjaftueshme dhe të pandërprerë.
Vendimi i Ministrisë Turke të Tregtisë për kufizime ndaj Izraelit përfshin 54 grupe produktesh, nga hekuri për ndërtim deri te çeliku i sheshtë, nga mermeri deri te qeramika.