Ministria e Shëndetësisë në orën 15:00 përmes konferencës konfirmon rastet e reja me COVID-19

Mbrëmë s’kishte konfirmime nga ana e IKSHPK-së në lidhje me rezultatet që priteshin për COVID-19.

Sipas një e-maili zyrtar të dërguar dje për media, thuhej se rezultatet do të bëhen sot.

Ndërsa janë marrë 400 mostra, e rastet e reja do të dihen sot përmes një konference për media. Kështu bëhet e ditur nga njoftimi i fundit i MSH-së.

“Sot, 15 korrik 2020, në ora 15:00 në Ministri të Shëndetësisë mbahet konferencë për media ku komunikohen edhe të dhënat për Covid-19”’, thuhet në njoftim.