Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht inspektorati i kësaj ministrie, ka marrë vendim sot që të ndalohen punimet në murin pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.
Kryeinspektori i MMPH-së, Bedri Halimi, ka thënë se është dhënë urdhëresë për rrënimin e rrafshimit dhe kthimit në gjendjen e mëparshëm.
“Po mund të konfirmoj se janë ndaluar punimet në ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës, përmes inspektoratit të MMPH-së dhe është dhënë urdhërese për rrënimin e rrafshimit dhe kthimit në gjendjen e mëparshëm. Këtë e kemi bërë me ndihmën e policisë kemi vendos urdhëresën e njëjtë”, ka pohuar ai.Në mur sot është vendosur njoftimi që janë ndaluar punimet. Vendimi shihet se është marrë dje, datë që shkruan në vendim.
“Do të ndërmarrim hapat tonë ligjor dhe nëse nuk rrënohet do ta dërgojmë në gjykatë”, tha Halimi për EkonomiaOnline.