Ballina Lajmet Kosovë Ministria e Mbrojtjes nuk nënshkruan kontratë me Operator Ekonomik, synojnë vetëqëndrueshmëri

Ministria e Mbrojtjes nuk nënshkruan kontratë me Operator Ekonomik, synojnë vetëqëndrueshmëri

Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk do të nënshkruan kontratë të re me asnjë Operator Ekonomik, pasi do të ndërton kapacitete vetanake për përgatitjen e ushqimit në kuzhinat e kazermave të FSK-së.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje për Tëvë1 nga Ministria.

Derisa, synimi i Ministrisë është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve të vendoset sa më parë vetëqëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura.

“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kamotshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndryshe, pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme të përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional.

Exit mobile version