Ballina Lajmet Kosovë Ministria e Mbrojtjes del me sqarim për rastin e vdekjes së Liman...

Ministria e Mbrojtjes del me sqarim për rastin e vdekjes së Liman Musliut

Ministria e Mbrojtjes ka dal me një sqarim lidhur me raportimet në media që sipas ministrisë ka pas disa të pavërteta me rastin e vdekjes së pjesëtarit të FKS-së, Liman Musliu.

Në sqarimin e ministrisë thuhet se Musliu ishte zyrtar civil.

Poashtu thuhet FSK dhe Ministria e Mbrojtjes nuk ka kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjestarët e saj e kalojnë pjesën e ditës, pas orarit të rregullt të punës.

“Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Limon Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së). I njëjti ka qenë edhe përfitues i pensionit invalidor të UÇK-së, si dhe pensionit të TMK-së. I ndjeri nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së. FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat.

Në rastin konkret të nëpunësit Liman Musliu, marrëdhënia e punës e tij në FSK, si nëpunës civil nuk ndërlidhet me asnjërin kufizim të paraqitur në nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L -011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version