Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministria e Jashtme kroate bën thirrje për kujdes gjatë udhëtimit në Serbi

Ministria e Jashtme kroate bën thirrje për kujdes gjatë udhëtimit në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë ka lëshuar sot rekomandime të reja për qytetarët e saj që udhëtojnë në Serbi, në të cilat ndër të tjera u ka bërë thirrje që të kenë kujdes dhe të marrin informacion të detajuar para se të udhëtojnë.

“Rekomandohet të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore, të tregohet kujdes, të monitorohet situata aktuale dhe të merren informacione më të detajuara përpara se të udhëtoni për shkak të veprimeve të regjistruara të papërshtatshme dhe të pabaza të autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj qytetarëve kroatë”, tha Ministria kroate e Punëve të Jashtme.

Qytetarët kroatë këshillohen gjithashtu të shmangin vendet ku mblidhen një numër i madh njerëzish.

Ata theksojnë se në rast nevoje qytetarët kroatë kanë të drejtë të kërkojnë kontakt me Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Serbisë në çdo kohë.

Rekomandime të reja për qytetarët kroatë kur udhëtojnë për në Serbi dhe notë proteste ka shpallur dje ministri i Jashtëm Gordan Gërliq Radman, pasi pesë gra kroate u arrestuan në Beograd.

Mediat kroate raportuan të mërkurën se pesë qytetarë kroatë, përfaqësues të organizatave joqeveritare që morën pjesë në punëtoritë e Erste Stiftung në Beograd, kaluan një pjesë të mirë të natës me policinë, e cila përfundimisht i dëboi nga Serbia në mëngjes dhe ua ndaloi hyrjen në vend për një vit.

Vendimi që ata nxorën renditi “arsye për mbrojtjen e sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj” si arsye për dëbimin e tyre.

Exit mobile version