Ministria e Jashtme hap konkurs për 30 zyrtarë/e për misione diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), po kërkon 30 Specialistë të përgjithshëm të Shkencave Politike për disa nga vendet evropiane.

Sipas konkursit të publikuar nga kjo ministri, si kriter i veçantë përveç diplomës të arsimit të lartë së paku tre vite të studimeve në Shkenca Politike është edhe njohja e gjuhëve për vendet ku do të shkojnë.

MPJ-ja po kërkon zyrtar/e për misione diplomatike edhe për dy vende që nuk e njohin Kosovën Spanja dhe Greqia.

Po ashtu sipas konkursit kjo ministri po kërkon Specialistë të përgjithshëm të Shkencave Politike edhe për shtete si Gjermania, Italia, Arabia, Portugalia e Franca.