Ministria e Arsimit, ka publikuar disa udhëzime për nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Nga MASH-ka kanë thënë se në bashkëpunim me partnerët kanë udhëzuar shkollat që të përgatitën për të tre skenarët, të cilët do të implemetonhen në shkolla varësisht nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës si edhe varësisht nga kapacitetet hapësinore e infrastrukturore të shkollave veç e veç.
“Ministri Likaj, kabineti i MASHT-së dhe departamentet përkatëse në MASHT janë mobilizuar që me bashkëpunim të mirë të të gjithë aktorëve, përfshirë DKA-të, shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e donatorët, do të bëhet e mundur që t’u përgjigjemi me sukses sfidave të shumta që paraqet organizimi i mësimit në kushte të pandemisë COVID-19 në shkollat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.