Ballina Lajmet Kosovë Ministri Zemaj tregon nëse shkollat do të mbyllen me masat e reja

Ministri Zemaj tregon nëse shkollat do të mbyllen me masat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se çfarë është biseduar me Komitetin për menaxhimin e Pandemisë.

I njëjti ka treguar nëse shkollat dhe universitetet do të mbyllën, ndërsa thotë se masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votoi për to.

Ky është postimi i Zemajt:

Mbledhja e sotme e Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, ishte e karakterit informues dhe efektin e vendimit të Qeverise për masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë.

Situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi ynë shëndetësor është i ndryshëm, kapacitetet tona spitalore nuk janë në situatën më të mirë, andaj përtej statistikave me të infektuar, kemi shtim të rasteve të hospitalizimit.

Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra.

Në tërë këtë situatë, shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online.

Masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votoi për to.

Bashkë ia dalim!

Exit mobile version