Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri turk Yerlikaya: Sulm terrorist ndaj fabrikës TUSAŞ në Turqi

Ministri turk Yerlikaya: Sulm terrorist ndaj fabrikës TUSAŞ në Turqi

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se ka ndodhur një sulm terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turke

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se ka ndodhur një sulm terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAŞ) dhe se nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur.

“Ka ndodhur një sulm terrorist kundër objekteve të Kompanisë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAŞ) në Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit tanë.

Publiku do të informohet për zhvillimet. Merrni parasysh deklaratat nga burime zyrtare”, u shpreh ministri Yerlikaya në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Exit mobile version