Ministri turk për Bashkimin Evropian Omer Çelik ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz për Turqinë, duke theksuar se ky ministër i ri është njohur si simbol i racizmit në Evropë i cili, siç tha, vazhdimisht përhap racizëm.
Çelik theksoi se veprimtaria e tij (Kurz) politike, mes tjerash, përbëhet edhe nga armiqësia ndaj Turqisë dhe presidentit turk si dhe nga islamofobia.
Kurz më herët në paraqitjet e tij ashpër kritikoi Turqinë dhe presidentin e saj Recep Tayyip Erdogan.